Jolie dhe Pitt blejnë dhurata me zbritje

Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë blerë dhuratat për fëmijët e tyre në një shitore me zbritje.

Dyshja e famshme kanë gjashtë fëmijë, Maddox, 12, Pax, 10, Zahara, tetë, Shiloh, shtatë, dhe binjakët pesëvjeçarë Knox dhe Vivienne.

Edhe pse kanë miliona dollarë pasuri, Jolie, Pitt dhe fëmijët e tyre kishin blerë dhurata në një shitore ku kishte zbritje të theksuar.

Familja aktualisht janë në Australi, dhe kishin shfrytëzuar të dielën të vizitojnë qendrën Target në Robina, verilindje të Australisë, por vetëm pasi ajo ishte mbyllur për konsumatorët tjerë.

“Ata u siguruan që askush të mos ishte rrotull për të prishur shopingun e tyre. Menaxheri i shitores priti deri sa çdokush shkoi në shtëpi dhe e hapi në mënyrë sekrete për ta në ora 19.30 të dielën”, ka thënë burimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button