Tetovë, banorët të revoltuar nga uzurpimi i hapësirave të tyre

Banorët e Tetovës protestuan sot kundër shndërrimit në parking zonal të vendeve të parkimit përpara pallateve të tyre në bulevardin Iliria. Ata kërkojnë zgjidhje urgjente për problemin e parking për banorët e zonës dhe shprehen të revoltuar për siç thonë uzurpimin e oborreve të tyre, njofton Alsat M.

“Neve edhe pse na takon një kopsht, ai është uzurpuar tani paramendojeni edhe oborri i shtëpisë na është uzurpuar dhe nuk dimë ku i çojmë makinat që kemi. Kërkesa jonë është që taksitë menjëherë të largohen tutje se nuk e kanë vendin këtu. Komuna duhet t`i ketë ato kompetenca plus kësaj të bëhet një farë rendi për ne dhe jo të paguajmë edhe përpara shtëpisë sonë, ne nuk dimë ku ti çojmë”, tha një tjetër banor.

Nga ndërmarrja për menaxhim me parkingjet zonale ndërkohë u shprehën të hapur për të biseduar me banorët dhe rishikuar projektet e parkimit zonal.

Banorët e pallateve në bulevardin Iliria, megjithatë theksuan se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, madje paralajmëruan masa më radikale nëse zvarritet zgjidhja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button