Një haker hungarez ka grabitur 17.400 euro nga një maqedonas

Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB-së Shkup, deri te PTHP Shkup parashtroi padi penale kundër një shtetasi hungarez K.M. (43) nga Budapesti, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se gjatë nëntorit të këtij viti, me qëllim kundërligjor të fitojë interes pronësor prej rreth 17.400 euro, ka bërë dy vepra penale “mashtrim” dhe “dëmtim dhe qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik”, njofton MIA.

Ashtu siç kumtoi MPB, personi K.M. gjatë nëntorit të këtij viti pa leje ka pasur qasje në sistemin kompjuterik, në atë mënyrë ka takuar komunikim elektronik në lidhje me furnizimet e mbeturinave artificiale të dy personave jurudikë (njëri nga Republika e Maqedonisë dhe tjetri nga Greqia). Pasi që personat juridikë janë dakorduar për furnizimin e mbeturinave artificiale (pagesa në vlerë prej 17.376 euro të jetë me profakturë), i paraqituri duke e ndjekur komunikimin mes dy personave juridikë në datën 10 të muajit të kaluar, nga posta e tij elektronike përafërsisht identike me postën elektronike të personit juridik nga Greqia, duke u prezantuar në emrin e tij, ka dërguar porosi deri te personi juridik nga Shkupi në të cilën i ka njoftuar se mjetet në para duhet t’i paguajnë në llogari të tjera bankare, sepse llogaria bankare paraprake është bllokuar, megjithatë duke u dhënë llogari bankare nga banka, me seli në Budapest-Hungari. Personi juridik nga Shkupi dy ditë pas njoftimit të marrë, e ka kryer pagesën në llogarinë bankare të potencuar.

Pas njoftimin për ngjarjet penale juridike, nga ana e Njësisë për krim kompjuterik dhe ekonomik janë ndërmarrë masa dhe aktivitete me ç’rast është konfirmuar se, i paraqituri për komunikim me personin e dëmtuar juridik nga Shkupi, ka shfrytëzuar server dhe IP adresë nga SHBA-ja dhe posta elektronike, e cila ka dallim nga posta elektronike origjinale e personit juridik nga Greqia, vetëm në shkronjat e fundit të emailit dhe në vend se “gr” është shkruajtur “ss”.

Në kumtesë citohet se në bashkëpunim me Sektorin për bashkëpunim policor ndërkombëtar dhe me Drejtorinë për zbulim financiar në Ministrinë e Financave të RM-së, janë kryer kontrolle dhe masa parandaluese, me qëllim që të pengohet pagesa e mjeteve në para sepse të njejtat janë lëndë e veprës penale. Është dërguar kërkesë deri te shërbimet kompetente në Hungari dhe mjetet e paguara në llogarinë bankare në Hungari, janë ngrirë dhe janë kthyer në llogarinë e transaksionit të personit juridik nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button