13.3 milion denarë shtesë për fasadën e Qeverisë

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Qeverinë se në kohë kur vendi po ballafaqohet me varfëri të skajshme, ajo ka vendosur të shpenzoj para shtesë, 13.3 milion denarë (216.000 euro), për fasadën prej baroku të ndërtesë së Qeverisë, njofton TV SHENJA.

“Me këto shpenzime të reja për gjoja punë të paparashikuara për ndërtimin e brendshëm dhe adaptim, Nikolla Gruevski do të shpenzoj gjithsej 17 milion euro, para të qytetarëve për fasadën e Qeverisë. Mbi 500 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në prag të varfërisë. 180 mijë qytetarë jetojnë me më pak se 40 denarë në ditë. Mbi 10 mijë kompani janë mbyllur”, kanë thënë nga LSDM, duke shtuar se Gruevski nuk ka ku të ik dhe do të përgjigjet për veprat kriminale dhe korrupsionin gjatë këtyre dhjetë viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button