Sheshi dhe shtatorja e Isa Boletinit në Saraj vlejnë sa një luan i projektit “Shkupi 2014”

Komuna e Sarajit në Maqedoni ka ndarë 18 milion denarë apo rreth 280 mijë euro për të ndërtuar një shesh dhe shtatoren e heroit kombëtar Isa Boletini. Sipas kalkulimeve të bëra dhe krahasimi i këtij projekti me shtatoret dhe përmendoret në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, del se sa një luan i vendosur në një nga urat qëndrore kushton sa gjithë sheshi, kulla dhe shtatorja e Isa Boletinit, njofton INA.

“Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të sheshit arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Luanët në kuadër të “Shkupi 2014” kanë kushtuar 1.2 milionë euro, por sa të holla kanë ngelur në llogarinë e autorit, askush nuk tregon.

“Luani është simbol maqedonas që tërhiqet në historinë tonë qysh para erës sonë. Mendimi im ishte që ta vendos luanin në pozitë realiste dhe pozitë të rojës”, ka thënë Darko Dukovski, autor i luanëve.

Gjithashtu, për shtatoren e Isa Boletinit në Saraj ka folur edhe Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit që thotë se ndjehet shumë i lumtur që pas Kosovës e Shqipërisë më në fund edhe në Maqedoni po vendoset busti i stërgjyshit të tij.

‘Unë besoj që ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflekton pozitivisht për shqiptarët. Për atë nderoj jetë për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore mendoj se është punuar edhe në Isniq me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, të njëjtën kopje e kemi bërë edhe në Mitrovicë , dhe po e njëjta do të jetë në Saraj. Është një punë e bukur që e kemi pëlqyer ne si familjarë’, tha Gazmend Boletini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button