Ne rinia jemi ardhmëria!?

Çdo herë duhet bazuar çdo kush në veten e tij se pse u krijua, për çka u krijua, cila është esenca e jetës, dhe çka duhet vepruar gjatë jetës!?

Çdo kush dëshiron të jetojë i rehatshëm, i qetë gjatë jetës. Mirëpo aq shumë neve të rinjve na janë mbyllur rrugët sa që në të shumtën e rasteve po e mendojmë edhe largimin nga vendi jonë, për arsye të mos sigurisë në vendlindje. Mirëpo faji kryesor qëndron tek ne, por mund të them se ndoshta nuk qëndron, sepse ne jemi lulet e Pranverës që japim ngjyrën, lulëzimin, buzëqeshjen duke ia kushtuar vendit, atdheut,kombit,fesë dhe nuk duhet të dëmtohemi aspak sepse ne rinia jemi ardhmëria.

Është e vërtetë se Zoti në fillim e sjellë ilaçin e pastaj sëmundjen. Është e vërtetë se në jetë ballafaqohemi me shumë sfida, mirëpo ne duhet t’i tejkalojmë ato sfida, por a mund ti tejkalojmë duke qëndruar të ulur pranë shtëpisë? Normalisht që jo, por ajo tejkalohet vetëm me punë, me veprim frytdhënës dhe vetëm me këtë mënyrë mund të arrimë çdo gjë. Sepse me punë mund ta thyesh çdo barrierë qe të del para. Sepse ai që vepron edhe triumfon!Pra në jetën e përditshme edhe ne duhet ta zbatojmë teorinë e shkencëtarit të famshëm Isak Njutnit i cili thotë: se çdo veprim e pason kundër veprimin- Ne duhet të veprojmë në çdo mënyrë të frytshme që të na kundërvihet triumfi i frytshëm. Nëse ndalemi dhe analizojmë kemi shumë alternativa se çfarë duhet të bëjmë ne të rinjtë që të kemi një jetë të sigurt dhe të shkëlqyer, por nëse ne jemi të zotët e vetës kurrë nuk do ta lejojmë të na marrin nëpër këmbë këta që sot na kanë sjellë në këtë gjendje. Sepse disa bënë gabime të mëdha dhe na sollën këtu ku jemi apo jo? Mirëpo faji nuk duhet të jetë plotësisht i atyre që e sollën këtë ” Murtajë psigjike “, por faji më i madh do të jetë për ne nëse nuk e ndalojmë këtë…

Mos të mendojmë se alternativa e vetme e çdo të riut është rruga për azil kërkues, por duhet që rrugën e suksesit dhe të sigurisë ta sjellim ne vetë, sepse ne rinia jemi themeli i çdo gjëje, nëse e ke dëmtuar rininë e ke dëmtuar dhe ardhmërinë. Prandaj mos lejoni që rinia të shkatërrohet, sepse me rini të shëndoshë do të kemi një ardhmëri të shëndoshë, dhe me rini të shkëlqyeshme do të kemi një të ardhme të shkëlqyeshme.

– Rini mos iu dorëzoheni askujt tjetër përpos ati që ju krijoi me trup e që ju gjallëroi me shpirt duke synuar rrugën e jetës tënde, sepse jetën e ke para dhe duhet ta dish se si ta koordinosh ashtu që nesër do të jesh fitimtarë si i vetvetes ashtu edhe i çdo krijese në tokë, duke qenë i dobishëm për rrethinë e ngushtë të familjes dhe më gjerë.

-Ta arrijmë kulmin e piramidës së mirësisë dhe suksesit e pastaj rezultati yt dobidhënës të kalojë edhe në vijën e horizont të syve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button