Gjukanoviq i përgjigjet Nikoliqit: Nuk pranoj tone të larta nga Beogradi

Pas deklaratave të djeshme të presidentit serb Tomislav Nikoliq për shtetin e Malit të Zi, duke e konsideruar shtetin bregdetar si lodër dhe se do ta humbë pavarësinë me vetëdije duke i pranuar të gjitha kombinacionet për tu bërë anëtare e NATO-s, ka reguar kryeministri malazez.
Milo Gjukanoviq ka thënë se është i befasuar nga presidenti serb dhe deklaratat e tij, që a ii kishte lexuar si pjesë paraprake e një inteviste të Nikoliqit për Sputnik, transmeton Koha.net.

Gjukanoviq me një dozë dyshimi mbi intervistën ka thënë se po të jetë ashtu siç ka lexuar, do të jetë mjaft i befasuar dhe se nuk pranon asnjë ton të lartë nga Beogradi.

Ai më tej ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë integrimin në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button