Punëtorët e fabrikës Jugohrom në protestë, nuk ndotim vetëm ne

Dhjetëra punëtorë të fabrikës “Jugohrom” protestuan në hyrje të kombinatit në shenjë proteste ndaj paralajmërimeve për ndërprerjen e punës nga 31 dhjetori për dy muaj sa ti vendosin filtrat që duhet të jenë gati në mars. Sindikalistët thonë se nuk janë kundër vendosjes së filtrave. Ata madje thonë se “Jugohromi” nuk është ndotësi i vetëm i ajrit në Pollog, njofton Alsat-M.

“Ne jemi mbledhur këtu për ti dhënë përkrahje drejtuesve të Jugohromit, sepse me ndotjen e ajrit Jugohromi merr pjesë me një përqindje minimale ose aspak. Kjo përkrahje do vazhdoj edhe më tej edhe atë përkrahje më e madhe dhe më masive bile me gjithë familje, pas një janari kur do bëhen matjet e rregullta duke u nisur nga Jugohromi dhe matjet në Tetovë dhe atëherë do del realiteti se Jugohromi nuk është ndotës i ajrit”, tha Bajram Amiti, kryetar i sindikatës.

Punëtorët thonë se protesta e tyre nuk bëhet për qëllime politike por për të mbrojtur rrogën e tyre. Punëtorët thonë se në protestat e ardhshme do t’i marrin edhe familjet.

Lеxo: Drejtori i “Jugohromit”: Fabrikën nuk e mbylli Qeveria, e mbyllëm vet

Lеxo: Nurhan Izairi për Portalb: Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për mbylljen e Jugohromit

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button