Ja çfarë i rekomandon ministri Izairi Qeverisë

“Ne obligimin e kryejmë, masat që kemi marr janë të shumëllojshme, përpos përgatitjeve të projekteve për disa komuna që nuk kanë plan për menaxhimin me ajrin ambiental, ne po i përgatitim. Por edhe me propozimet tona shumë shpejtë edhe kombinati do të duhet përkohësisht të ndërpret punën”, kështu u përgjigj ministri Nurhan Izairi, në pyetjen e Portalb se cilat masa konkrete kundër ndotjes i ka ndërmarr deri më tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nurhan Izairi u ka rekomanduar Qeverisë dhe pushtetit lokal në Shkup dhe Tetovë që urgjentisht të ndërmarrin masa konkrete kundër ndotjes së ajrit, raporton Portalb.

“Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Tetovës të intensifikojë aktivitete për pastrim të rrugëve. Të sillet vendim për fillimin e pushimit dimëror për shkollat e mesme dhe fillore më 28 dhjetor. Lirimin nga detyrimet e punës të sëmurëve kronikë, grave shtatzëna dhe personave të moshuar. Gjatë periudhës së gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit ambiental të bëjnë reduktimin e punës së kapaciteteve industrial në njësitë përkatëse të vetëqeverisjes lokale”, tha ministri Izairi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button