KSHZ-ja përgatitet për zgjedhjet e 24 prillit, nuk planifikon shtyrje afatesh

Komisioni Shtetëror Zgjedhor hedh poshtë çdo mundësi për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve. Sipas nënkryetarit Rexhep Prekopuca, KSHZ bën përpjekje maksimale për ti përmbushur të gjitha obligimet përfshi pastrimin e listës zgjedhore, me qëllim që zgjedhjet e prillit të jenë korrekte dhe demokratike, njofton Alsat M.

“Çështja e falsifikimit të letërnjoftimeve është puna e Ministrisë së Brendshme, në do të bëjmë çmos për pastrimin dhe azhurnimin e listës zgjedhore”, tha Rexhep Prepokuca, nënkryetar i KSHZ-së.

Pavarësisht skandaleve me falsifikimin e letërnjoftimeve, të cilat duhet të zbardhen nga Ministria e Brendshme sipas Prekopucës, KSHZ do të bëjë përpjekje maksimale për azhurnimin e listës zgjedhore.

Si çështje kritike të cilat duhet të shmangen në mënyrë që të mos përsëriten parregullsitë zgjedhore nga e kaluara edhe OSBE/ODIHR në raportin e fundit nënvizon pastrimin e listës zgjedhore, punën e administratës zgjedhore, adresimin e presioneve të mundshme ndaj votuesve dhe shpërdorimin e burimeve shtetërore, raportimin e mediave në zgjedhje, financimi i fushatës zgjedhore, si dhe procedurat në ditën e zgjedhjeve dhe numërimit të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button