Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve e kremtojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet

Tradicionalisht në Maqedoni kremtimi qendror me rastin e festës mbahet në Kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë kishte liturgji të shenjtë të mesnatës për Krishtlindjet.

Në liturgji ishin të pranishëm edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski me bashkëshortet, si dhe drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me grupet religjioze Valentina Bozhinovska.

Ipeshkvi i Shkupit dhe egzarku i apostullit, Kiro Stojanov, duke ua uruar festën e Krishtlindjeve besimtarëve katolikë në liturgji e lexoi mesazhin e Krishtlindjeve.

Krishtlindjet sot i kremtojnë edhe Kishat ortodoske greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e kanë pranuar Kalendarin gregorian. Bota tjetër ortodokse, e cila udhëhiqet sipas Kalendarit gregorian mes të cilave edhe Kisha ortodokse ruse, serbe dhe maqedonase, Patriarkati i Jerusalemit si dhe një pjesë e monasëve në Sveta Gora, Krishtlindjet i kremtojnë më 7 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button