KSHZ blen kompjuterë – tabletë me çmim prej 700 euro

Komisionit Shtetëror Zgjedhor zgjodhi ofertën e kompanisë “Advance Media” për furnizim me kompjuterë- tabletë për anëtarët e këtij Komisioni. Sipas marrëveshjes, KSHZ do të blej 12 tabletë me çmim prej 44.000 denarë pa TVSH apo 713 euro për kompjuterë- tabletë. Vlera fillestare e konkursit përmes sistemit elektronik për furnizime publike ishte 255 mijë denarë pa TVSH ndërsa tani pas procedurës së përsëritur, furnizimi do të kushton gjithsej 528 mijë denarë pa TVSH, njofton Portalb.

Më 12 nëntor u publikua konkursi i parë për furnizim ndërsa afati final për paraqitje ishte 19 nëntor. Megjithatë, komisioni konfirmoi se dokumentacioni i tenderit ka përmbajtur lëshime dhe mungesa të caktuara, kështu që tenderi i anulua.

Në tenderin e përsëritur është zgjedhur “Advance Media” që ka ofruar çmim më të lirë prej të gjithë 5 kandidatëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button