Shkëndija arrin marrëveshje me Shtefan Vujçiç

Sipas mediave në vend, mësohet se skuadra e Shkëndijës ka vazhduar të përforcohet ende pa filluar afati kalimtar I dimrit. Edhe pse deri më tani është prezantuar vetëm trajneri boshnjak, Bruno Akrapoviç, ndërsa mësohet se për Nderim Nexhpin kanë mbetur vetëm detale të finalizojnë nënshkrimin e tij.

Gazeta sportive “Makedonsi Sport” ka shkruar se Shkëndija ka përgatitur plot 80 mijë euro për të bërë për vete mesfushorin Shtefan Vujçiç, me të cilin kanë arritur marrëveshje për të luajtur për një vit. Sipas burimeve të gazetës në fjalë mësohet se Vujçiç do të jetë futbollisti më i paguar te Shkëndija, ndërsa nga ana tjetër largimi i tij do të dobësojë shumë skuadrën e Rabotniçkit, prej ku edhe vjen futbollisti në fjalë.

Pritet që zyrtarizimi i kroatit me shtetësi gjermane, Shtefan Vujçiç, por ndoshta edhe Nderim Nexhipit të ndodhë të premten ose të shtunën. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button