Festat e fundvitit, rritet fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

Afrimi i festave të fundvitit kanë sjellë edhe shtimin e fluksit në pikën kufitare të Kapshticës. Për pasojë ditën e sotme fluksi ka qënë mjaft i madh në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar qoftë në hyrje edhe në dalje, transmeton Tch.

Pavarësisht fluksit, radhët nuk kanë qënë të gjata dhe kalimi ka vijuar me vonesa të vogla disa minutëshe. Vetë pikat e kalimit kufitar për të shmangur rradhët e gjata kanë shtuar sportelet nga katër të tillë në shtatë për palën shqiptare dhe nga dy në katër për atë greke duke bërë që kalimi të ishte më i lehtë.

Pavarëisht fluksit edhe emigrantët shprehen të kënaqur nga mënyra sesi po punojnë punonjësit e pikës kufitare të Kapshticës.

Festat e fundvitit zakonisht sjellin një numër të madh emigrantësh që vijnë në Shqipëri për të festuar me familiaret e tyre por nuk janë të pakët edhe ata që zgjedhin shtetin fqinj për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button