Majko: Çdo konflikt në Kosovë implikon një anëtare të NATO, Shqipërinë

Pandeli Majko përmes një postimi në Facebook deklaron se dështimi i politikës europiane në Kosovë është fakt.

Ai vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për interpretimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjerë shtetin e Kosovës nga kriza e rrezikut të kthimit në një strukturë permanente të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve”, tha Majko.

Ja shkrimi i plotë i Pandeli Majkos:

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjerrë shtetin e Kosovës nga kriza e rrezikut të kthimit në një strukturë permanente të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve.
Siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit shpresoj të nxisë palët politike në Prishtinë për t’u ulur në dialog pasi kjo që ndodhi nuk është “fitore” e askujt! Jetojmë në kohë të vështira ku rregullat ndërkombëtare po shthurren dhe aventurat politike për të konsideruar njeri-tjetrin “armik” mund të sjellin realitete të paimagjinueshme.

Dështimi i politikës europiane në Kosovë është fakt. Politikëbërësit e Brukselit është mirë të bëjnë një hap prapa për të mos provokuar përsëritjen e dështimeve të tilla.

Për ta, kjo histori mund quhet “ndryshim teksti” ndërsa për shqiptarët quhet diçka tjetër.

Kosova rrezikoi të kthehej në një mekanizëm konflikti për të cilën nuk besoj se “burokratët europiane” janë të qartë ende për çfarë ka ndodhur.

Çdo konflikt në Kosovë do të implikojë arsyeshëm një anëtar të NATO-s që quhet Shqipëri.

Pas kësaj, këta zyrtarë duhet të vendosin nëse do të vinë vetë apo do të dërgojnë të tjerët për të luftuar në Ballkan. Kohët e vështira duhen të na qartësojnë për zgjedhje të qarta.

Brezi politikanëve të UCK-së është e vetmja përgjigje kundër rrezikut të ISIS-it dhe lidhjes së fesë me politikën.
Pres dhe shpresoj t’i shoh ata që të ulen në odën e miqve së bashku e më pas edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në çdo rast, në këto kohë rreziqesh, shqiptarët kanë miq.Urime Kosovë!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button