Cech: Neuer do t’i japë fund mbretërimit të Casillas

Portieri i Chelsea-t, Petr Cech përkrah numrin 1 të Bajernit të Mynihut Manuel Neuer që ti japë fund dominimit të Iker Casillas duke fituar një vend në 11 shen më të mirë të Fifas për vitin 2013. Casillas është përzgjedhur si portieri i formacionit më të mirë për 5 vitet e fundit me gardianin e kombëtares spanjolle që është nominuar sërish për çmimin që do të publikohet në 13 janar në ceremoninë e Topit të Artë dhe vlerëson skuadrën më të mirë të vitit në futbollin botëror. Por Cech që është dhe vetë ndër kandidaturat për vendin mes shtyllave beson se shpërthimi i Neuer me triumfin në Bundesliga, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League gjatë një 2013-te të pabesueshme për Bajernin e Mynihut, duhet tja dorëzojë atij kurorën.

“Bajerni fitoi kampionatin, Championsin, arriti një triumf të trefishtë historik ndaj mendoj se në opinionin tim duhet të jetë Nojer ai që do t’i japë fund mbretërimit të Casillas, ndërsa për veten jam gjithmonë i lumtur që jam ndër 5 portierët më të mirë. Është shumë e vështirë të zgjedhësh se cili është më i miri pasi secili luan në kampionate të ndryshme, ndaj është shumë e vështirë të bësh krahasime. Fakti që jam mes më të mirëve më bën të lumtur dhe cilido që do të fitojë vendin e portierit në formacionin më të mirë do ta meritojë atë. Është dicka e këndshme të marrësh këtë vlerësim nga kolegët e tu pasi ata e kuptojnë më mirë lojën dhe të tregon se sa respekt kanë për ty. Nuk është e thënë se duhet të jesh në listën e kandidatëve për të kuptuar se ti po bën mirë, por është gjithmonë dicka e këndshme”.

Cech gjithashtu këmbënguli të theksojë se Premier League mbetet një ndër kampionatet më të mira të botës, pavarëisht faktit se vitin e kaluar kampionati anglez nuk pati as edhe një përfaqësues të vetëm në formacionin më të mirë në rang botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button