Gjukanoviç: Në historinë e re të Malit të Zi, viti 2015 më i rëndësishmi

Viti 2015, matur nga arritjet politike dhe ekonomike, që drejtojnë zhvillimin afatgjatë të vendit, është më i rëndësishmi në historinë e re të Malit të Zi pas rivendosjes së pavarësisë në vitin 2016, ka thënë sot kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, në seancën e hapur të Qeverisë e cila mbahet në Cetinjë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjukanoviç në seancën e sotme foli për aktivitetet më të rëndësishme dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti, të cilët, siç tha, në masë të madhe përcakton kursin e veprimit të Qeverisë në vitin 2016.

“Besoj se ky vit, matur nga arritjet politike dhe ekonomike, që drejtojnë zhvillimin afatgjatë të vendit, është më i rëndësishmi në historinë e re të Malit të Zi pas rivendosjes së pavarësisë në vitin 2016. Fillimisht për shkak të vendimit të NATO-s që vendit tonë t’i dërgojë ftesën për anëtarësim. Mali i Zi me këtë ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të politikës së vet shtetërore. Kjo është një njohje e merituar për kualitet dhe arritjet e reformave të zbatuara, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sundimit të ligjit, si dhe për rezultatet në drejtim të përmirësimit të mbështetjes publike për anëtarësim në NATO”, ka thënë kryeministri Gjukanoviç.

Ai tha se Mali i Zi ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë këtij viti edhe në procesin negociues me BE-në.

“Mund të konstatojmë me kënaqësi se kemi kualitet dhe tempo të shkëlqyer në anëtarësim në BE. Rezultatet e arritura objektivisht na bëjnë lider rajonal në integrimin evropian. Këtë vit kemi hapur gjashtë kapituj të ri, dy prej të cilëve tre ditë më parë”, ka thënë Gjukanoviç.

Mali i Zi, porositi Gjukanoviç, ka mbetur lartë i pozicionuar në rajon si faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe bashkëpunimit.

“Kjo ndër të tjera është konfirmuar edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve për kufijtë me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, e para ndërmjet shteteve të formuara në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjithashtu edhe me rol aktiv në të gjitha iniciativat rajonale. Si jashtëzakonisht të rëndësishme e konsiderojmë pjesëmarrjen tonë në Procesin e Berlinit, që është konfirmuar në Samitin e Vjenës në gusht të këtij viti, ku është marrëvendimi që për rajonin, dhe në kuadër të kësaj edhe për Malin e Zi të sigurohet financimi i projekteve dhe pjesë e punimeve në disa nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore”, ka thënë Gjukanoviç.

Gjukanoviç, ka rikujtuar se këtë vit ka filluar realizimi i projektit më të madh zhvillimore të Malit të Zi, ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Tivar-Bojare-Smokovac-Meteshevë.

Ai në fund të fjalimit të tij shprehu besimin se viti 2016 do të jetë edhe më i suksesshëm nga ky që është duke u mbyllur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button