“Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”: Ultimatumi i protestës në Tetovë ende vlen

“Si fillim duhet të analizojmë vendimin e ‘Jugohromit’, por edhe vendimin eventual të Qeverisë nëse ata marrin ndonjë vendim të tillë siç pritej. Prandaj, nuk mund të them diçka më shumë pa mos e analizuar mirë vendimin sepse nuk i njohim mirë kushtet e miratimit të tij. Ajo që mund të them është se ultimatumi vlen, por megjithatë situata e re mund të ketë ndonjë ndikim të vogël, mirëpo për këto do t’ju informojmë pas analizës që do bëjmë”, tha për Portalb, Arianit Xhaferi pas lajmit se “Jugohrom” pushon së punuari me datë 31 dhjetor vetëm për dy muaj.

Igballe Ferati Preshova nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” thotë për Portalb se ata nuk ndrrojnë mendjen dhe se ende vlen ultimatumi përmban 3 pika dhe ata janë:

1. Ndërpritja e punës së “Jugohromit” deri në vendosjen e filtrave
2. Zhvendosja e deponisë nga hyrja e qytetit së Tetovës
3. Ndalimi i qarkullimit për të gjithë automjetet që nuk i plotësojnë standardet ekologjike

“Ne i qëndrojmë pas ultimatumit që e dhamë, por nuk mund të tregojmë se çka do të ndermirët pas ditës së premte. Tash për tash jemi në pritje të lajmit zyrtarë. Për të tre ultimatumet që dhamë do të ndërmarrim masa konkrete” thotë Preshova.

Nisur nga deklaratat e sotme që erdhën nga “Jugohrom”, në mbrëmje pritet që “Eco Guerilla” dhe lëvizja “Nëna dhe Fëmija” të mbajnë një mbledhje e më pas të dalin me hapa konkrete.

Ndryshe, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi ekskluzivisht për Portalb sot tha se nuk ka asnjë vendim nga ana e Qeverisë në lidhje me mbylljen e fabrikës së “Jugohromit”, ndërkaq këtë e vërtetoi edhe njëri nga drejtorët e “Jugohromit” i cili në një pronocim ekskluziv për portalin tonë.

LEXO: Drejtori i “Jugohromit”: Fabrika mbyllet për dy muaj, ajri nuk do të jetë më i pastër 
LEXO: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)
L
EXO: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar qytetarëve të Pollogut

LEXO: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor
LEXO: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër
L
EXO:Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button