Shkollat e mesme me ngrohje personale

Në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, ka filluar procesi i krijimit të ngrohjes personale me gaz.

Përgjegjësi  shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Abil Baush bëri të ditur se në këtë shkollë tani më veç se kanë filluar punimet.

“Në shkollën tonë është duke u punuar për ngrohje personale, me ç’rast nuk do të jemi më të lidhur me ngrohtoren e qytetit”, tha Baush.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë me dije se ky sistem i ngrohjes do të instalohet me të gjitha shkollat e kryeqytetit.

“Për të përmirësuar ngrohje dhe kursimin e mjeteve të shumta, ka filluar procesi i krijimit të ngrohjeve personale me gaz në shkollat e mesme. Deri më tani ky sistem është vënë në funksion në shkollat e mesme ‘Georgi Dimitrov’,  ‘ Zdravko Cvetovski’ dhe ‘GUC’, kurse është duke u punuar ne ‘Arseni Jovkov’, ‘Zef Lush Marku’ dhe ‘Cvetan Dimov’”, thanë nga Sektori për informim pranë Qytetit të Shkupit.

Po ashtu nga ky sektor bënë të ditur se shpenzimet do të mbulohen nga ana  e Qytetit të Shkupit pa marrë parasysh formën e ngrohjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button