Drejtori i “Jugohromit”: Fabrikën nuk e mbylli Qeveria, e mbyllëm vet

Njëri nga drejtorët e “Jugohrom”-it, Vasko Skenderovski për Portalb, thotë se vendimi i tyre për mbylljen e fabrikës së “Jugohrom”-it, nuk ka ardhur si rezultat i presionit Qeveritar, por se ata vullnetarisht e kanë ndërmarrë këtë hap.

“Qeveria nuk ka sjellë vendim për mbylljen e “Jugohrom”-it, ne vullnetarisht e vendosëm këtë. Edhe pse ju siguroj që me mbylljen e fabrikës sonë, nuk do të pastrohet ajri në Tetovë”, thotë për Portalb, Skenderovski.

Fabrika “Jugohrom” nga Tetova, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, sot ka deklaruar se nga 31 dhjetori deri në shkurt të vitit 2016 do ta ndalojë prodhimin, njofton Portalb.

“Duke e pasur parasysh situatën momentale me ndotjen e ajrit në Tetovë, edhe pse menaxhmenti i fabrikës ka qëndrimin se “Jugohrom”, nuk është ndotësi më i madh në vend, ka sjellë vendim që vullnetarisht t’i ndërpresë dy furrat që janë në funksion, gjegjësisht ndalimin e plotë të kapacitetit të prodhimit. Ndalimi i prodhimtarisë do të fillojë nga 31 dhjetori deri në fund të shkurtit të vitit të ardshëm”, thuhet në njoftimin e fabrikës “Jugohrom”.

Nga fabrika deklarojnë se do të vazhdojnë me të gjitha aktivitetet e planifikuara për implementimin e plotë të eko-standardeve në përputhshmëri me dispozitat ligjore.

Rikujtojmë se, pas disa tentativave për të kontaktuar me zëdhënësit dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, më në fund, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, iu përgjigj telefonatës sonë.

Ministri Izairi, për Portalb, tha se Qeveria ende nuk ka marrë vendim për mbylljen e Fabrikës së Jugohromit.

“Ende nuk është sjellë vendim për mbylljen e Jugohromit”, shkurt tha për Portalb, Izairi, duke mos dhënë informata më të detajuara për rastin në fjalë.

Pritet që gjatë ditës Qeveria të del me njoftim zyrtarë mbi rrjedhjen e mbledhjes së djeshme dhe çështjeve që janë diskutuar në atë mbledhje./Portalb

Përndryshe, Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”, pas protestave të organizuara të premten (18.12.2015), i dha ultimatum Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së fabrikës së Jugohromit deri më 25 dhjetor, në të kundërtën nga “Eco Guerilla”, kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë Tetovën, gjegjësisht rrugët dhe institucionet.

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button