Tiranë, “babagjyshët” grabisin një qendër tregtare

Dy persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive për të grabitur një qendër tregtare në Tiranë. 

Nga informacionet e para, mësohet se dy personat e maskuar kanë hyrë në një argjendari, para pak minutash. 

Dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e dyqanit, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuterish me vlerë të konsiderueshme parash. Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe po merr në pyetje dëshmitarët. Ndërkohë vijon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e grabitjes./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button