“Eco Guerilla”: Presim të konfirmohet lajmi për mbylljen e Jugohromit

Që në orët e hershme të mëngjesit OJQ “Eco Guerilla”, ka dalë me deklaratë se jo-zyrtarisht mësojnë se Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për mbylljen e fabrikës së Jugohromit si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Tetovë, njofton Portalb.

Nëpërmjet një statusit në facebook, nga organizata shtojnë, se lajmi ende nuk është i konfirmuar dhe se pritet gjatë ditës i njëjti të publikohet.

Të nderuar bashkëqytetarë,Kemi informacione jozyrtare se Qeveria ka diskutuar për ndotjen dhe Jugohromin, me ç’rast ë…

Posted by Eco Guerilla on 2015-12-23

Potalb, ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësit dhe ministrat e Qeverisë, por asnjëri nga ata nuk e ka hapur telefonin.

Në ndërkohë edhe kryetari i “Eco Guerillas”, nëpërmjet një statusi në facebook, ka bërë thirrje që fillimisht të konfirmohet lajmi dhe të mos e kap euforia publikun.

Të dashur miq, Nuk jam në gjendje të konfirmoj lajmin që Jugohrom është mbyllur. Le të presim diçka zyrtare para se të…

Posted by Arianit Xhaferi on 2015-12-23

Përndryshe, Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”, pas protestave të organizuara të premten (18.12.2015), i dha ultimatum Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së fabrikës së Jugohromit deri më 25 dhjetor, në të kundërtën nga “Eco Guerilla”, kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë Tetovën, gjegjësisht rrugët dhe institucionet.

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

Lexo: USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button