Izairi: Deri nesër do të ketë vendim për “Jugohromin”

Vendimi qeveritar për ndotësin e rajonit të Pollogut, fabrikën “Jugohrom” nuk do merret as sot. Edhe pse pritej që në seancën e djeshme Qeveritare të kishte vendim, Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi tha që kjo do ndodh sot.

Ndërkaq sot ai për redaksinë tonë tha se “do të ketë vendim deri nesër.” 

Megjithatë, burime të Portalb-it, thonë që as neser nuk do të ketë vendim, ai është shtyer për javën që vjen.

Ndryshe, shkaku i ndotjes nxënësit e shkollave të qytetit të Tetovës nuk do të mbajnë mësim deri në fund të gjysmëvjetorit të parë, ndërkaq ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të kompensohen ditët e humbura të mësimit.

Rikujtojmë se pas vendimit të Komunës së Tetovës, për ndalimin e mësimit, pasuan dy protesta masive kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, të organizuara nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe Lëvizja “Eco Guerilla”.

Në protestën e organizuar nga “Eco Guerilla”, Qeverisë nga ana e organizatorëve i është dhënë ultimatum që deri të premten ta zgjidh çështjen e “Jugohromit”, si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Tetovë, si dhe një sërë kërkesash tjera.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet kjo çështje, apo nuk përmbushen kërkesat e tyre, do ta bllokojnë Tetovën, gjegjësisht rrugët dhe institucionet e qytetit.

Lеxo: Nxënësit e Tetovës do të jenë në pushim deri në mbarimin e gjysmëvjetorit të parë

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

Lexo: USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button