Sherret e Italisë lahen në Amsterdam, njëri prej të plagosurve trafikant droge i kërkuar nga Italia

Amsterdam, restoranti në “Scottadito”, 11 dhjetor plumba në një lokal. Është arrestuar të mërkurën në Holandë Bujar Kurti, shqiptari 28-vjeçar i cili është i kërkuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

I riu shqiptar është vënë në pranga në spital ku ishte shtruar pas atentatit që ishte bërë në restorantin në Amsterdam pak ditë më parë. Emri i tij ishte i përfshirë në operacionin “Refresh”, së bashku me shqiptarë të tjerë të cilët drejtonin rrjetin e trafikut në veriun e Italisë.

Gjatë këtij hetimi, policia kishte sekuestruar më shumë se 400 kilogramë heroinë. Kurti ishte zhdukur që prej muajit shtator 2014, kohë kur Kurti ishte kthyer në Shqipëri për të ikur më pas në Europën e veriut.

Pas arrestimit i riu shqiptar do të dërgohet në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button