Alma Lama ‘rrëzon’ kriminelin serb Sheshel

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama e cila disa ditë më parë kishte publikuar fotografi ku shiheshin postera të kriminelit serb Vojisllav Sheshel pak kilometra larg Prishtinës, ka vendosur që ti heq vet ato, shkruajnë mediat kosovare.

Lama së bashku me një qytetar nga Prishtina i kanë hequr gjatë ditës së sonte të gjithë posterat që ndodheshin poshtë urës afër fshatit Llapllasellë në rrugën Prishtinë-Shkup.

Më pas Lama i ka postuar ato në profilin e saj në rrjetin social facebook.

“Pasi Qeveria e Kosovës, dështoi të mbrojë rendin kushtetues nga provokimet e serbëve, sot, së bashku me Rilind Ramaj, qytetar nga Prishtina i cili u paraqit vullnetar, vendosa t’i heq vete posterat e kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, të vendosura vetëm pak kilometra larg kryeqyteti i Kosovës”, ka shkruar Lama.

Lajme të ngjashme

Back to top button