Stomatologët: mungon vetëdija qytetare për të vizituar dentistin!

Ekspertët e stomatologjisë prej kohësh kanë preferuar që çdo qytetarë të vizitojë mjekun e dhëmbëve së paku dy herë në vit. Por, kjo kulturë shëndetësore vazhdon të mos jetë prezentë akoma në shoqërinë tonë, këtë e konfirmon edhe dentist Latif Alili. 

‘Prinderit e kanë për obligim që fëmijët e tyre prej moshës tre-katër vjeçe ti dërgojnë tek stomatologu, ta mësojnë atë të mos ketë frikë nga mjeku i dhëmbit dhe ti bëhet shprehi vizita. Edhe të rriturit e kanë të domosdoshme të viztojnë mjekun e dhëmbeve së paku dy herë në vit, me qëllim që të parandalojnë më herët sëmundjet eventuale të dhëmbëve. Fatkeqësisht ka qenë kështu dhe do të mbetet edhe për një kohë traditë mungesa e kulturës përgjithsisht për të vizituar mjekun e dhëmbëve apo të tjerët pa pasur nevojë. Vizitat duhet ti bëjnë patjetër pasi zbulimi i hershëm i smundjeve në këtë rast i dhëmbëve do të thotë të shpëtosh atë’ tha Alili.

Vizitat e rregullta te dentisti janë tejet te rëndësishme për dhënien e këshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhëmbit. Për këtë arsye preferohet vizita te rregullta. 

Pastrimi i dhëmbëve duhet te bëhet pas çdo shujte; 2 deri 3 herë ne ditë, gjithsesi çdo herë para gjumit,se paku 2 minuta. 

Gjithmonë përdoreni pasten me fluor dhe mos e shpërlani gojën pasi ti pastroni dhembet por vetëm pështyni. Ndërrojeni brushën tuaj kur te vjetërsohet (çdo 3-4 muaj)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button