Shkup, akuza dhe kundër-akuza, kush bën skenare e kush falsifikon letërnjoftime?

Në aferën e falsifikimeve të letërnjoftimeve janë keqpërdorur të dhënat e qytetarëve të cilat i posedojnë vetëm institucionet shtetërore, gjë që tregon se është i mundshëm keqpërdorimi i institucioneve, tha në konferencë për shtyp ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ai thotë se përpara ardhjes së tij në funksion, injoroheshin akuzat për falsifikimin e letërnjoftimeve dhe se kur ai e mori funksionin menjëherë ngriti iniciativë pas denoncimit së javores “Fokus”, e cila e publikoi aferën, njofton REL.

Nuk mund t’i iket faktit se janë keqpërdorur identitetet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kur dihet se vetëm institucionet shtetërore posedojnë këso të dhënash. Kjo flet se është i mundshëm keqpërdorimi institucional, për çka hetimi i rastit do të dëshmojë, thotë ministri.

“Jua përkujtoj që t’i kushtoni vëmendje të veçante faktit të pakundërshtueshëm, e përsëris, faktit të pakundërshtueshëm, se në letërnjoftimet e konfiskuara janë të dukshme datat e lëshimit të tyre prej vitit 2009 gjer në vitin 2014. Gjithashtu edhe emrat dhe numrat amë të letërnjoftimeve të falsifikuara janë të saktë. ” deklaroi Spasovski.

Ai tha se hetimi është shumë kompleks, shumë-shtresor dhe tejet i ndjeshëm, por se tani më ekzistojnë të dhëna të caktuara dhe së shpejti do të bëhen publike.

“Pikërisht për këtë defokusimi i fabrikimeve nga rasti në rast nuk është në interes të publikut, njësoj siç nuk është në interes të hetimit që të jepen për publikun detaje të procedurës para-hetuese, sepse kjo është punë e prokurorisë publike që e udhëheq këtë hetim paraprak, që është edhe një dëshmi për vërtetësinë e asaj që ishte shkruajtur në raportin e Pribe-së lidhur me korruptimin dhe kriminalitetin e institucioneve të sistemit”, tha Spasovski.

Ai deklaroi se koha e kurtheve mediale dhe propagandave histerike ka përfunduar dhe se vjen koha e hetimeve serioze, të ligjshme dhe profesionale që do të japin përgjigje në të gjitha pyetjet.

Në pyetjen e gazetarëve  se a ka pasur kontakte me të dyshuarit për falsifikimin e letërnjoftimeve, ai tha se ka kontakte me shumë njerëz, por se janë duke u bërë hetime për secilin të dyshuar për kriminalitet dhe se askush nuk është i amnistuar.

Për gjithë informacionet tjera të lidhura me rastin, Spasovski drejton gishtin nga prokuroria publike që është duke u marr me hetimin.

VMRO-DPMNE – Spasovski ik nga përgjegjësia

VMRO-DPMNE deklaroi se Spasovski  u turpërua dhe u iku përgjigjeve në stilin e liderit të tij.

“Zotëri Oliver Spasovski, opinion nuk e di a jeni ju në fotografitë e kriminelëve që qëndronin pas “Fabrikës së aferave” të LSDM-së?”, thuhet në reagim. Konferenca për shtyp nevrike dhe konfuze e Spasovskit, siç deklarojnë, ishte deklarate alibi në stilin e kriminelit që kthehet në vendin e krimit.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se gjithë agjenda e LSDM-së është një falsifikat i madh. Nga partia theksojnë se ekzistojnë indikacione serioze sipas të cilave LSDM-ja ka marr pjesë në fabrikimin e aferave, njësoj siç ekzistojnë dhe informacione serioze dhe bazë për dyshim se bisedat telefonike të siguruara në mënyrë jo-legale prej qytetarëve u janë dhëne kriminelëve me tapi.

Prokuroria themelore publike para katër ditëve u shpreh se u gjet punëtoria e fshehtë në të cilën bëhej falsifikimi i letërnjoftimeve dhe dokumenteve të tjera dhe se për këtë rast janë paraburgosur tre persona, por ekzistojnë indikacione edhe për involvimin e personave të tjerë në këtë rast, si dhe për kryerje të veprave të tjera penale.
Mediat më pas publikuan fotografitë e një pjese të paraburgosurve me Spasovskin dhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaevin.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski  tha se të gjithë anëtarëve të Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve ua ka dërguar raportin e ndjekjes se komunikimeve, i punuar nga ana e MPB dhe DBK, kurse deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë sa më parë të mbahet mbledhja në të cilën do të shqyrtohet. Ai tha se si grup parlamentar kanë interes ta thërrasin për hetime liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovskin dhe njërin prej të paraburgosurve të aferës me letërnjoftimet, Zahit Beqirin. Qëllimi i kësaj, theksoi ai, është që këta persona ta sqarojnë komunikimin e tyre dhe “Lidhjen e tyre të mundshme me falsifikimin e dokumenteve, pasaportave llogarive bankare dhe posedimit të mijëra bisedave të xhiruara në mënyrë joligjore të njerëzve, funksionareve, gjyqtarëve”. Ai tha se partia në pushtet është e brengosur që kryetari i Komisionit Anketues, Petre Shiulegovi, nuk e thërret mbledhjen, edhe pse Komisioni është formuar me kërkesë të LSDM-së.

“Ndoshta me qëllim që t’u shmanget disa pyetjeve të papërshtatshme lidhur me atë se vallë dikush prej përfaqësuesve të LSDM-së i njeh personat me mbiemrat Suma dhe Beqiri dhe vallë kanë ndonjë far pikëtakimi me bisedat e përgjuara, me falsifikimin e letërnjoftimeve, ose me keqpërdorimin e mundshëm të tyre për qëllime politike ose në procesin zgjedhor”, tha Milloshovski.

Zaevi – Propaganda e Gruevskit bën regji të re filmi

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, nga ana tjetër, deklaroi se paniku të cilin e shfaq kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij është përpjekje për gjetjen e shpëtimit në pa rrugëdalje. Sipas tij, ata e dinë sa thellë kanë hyre në kriminalitet dhe skandale korruptive dhe tani bëjnë të njëjtin skenar si në kohën kur nisi projekti “E vërteta për Maqedoninë”. Tani, siç tha Zaevi, këtë e bëjnë me aferën për letërnjoftimeve dhe propaganda e Gruevskit bën regjinë e filmit të ri.

Në pyetjen e gazetarëve përse është fotografuar me të akuzuarin e parë të aferës, ai theksoi se kjo është e mundshme sepse ai është takuar me shumë njerëz dhe se kjo nuk e ndryshon faktin për kriminalitetin e Qeverisë. Ai tha se pret hetimin që do të tregojë për çfarë janë shfrytëzuar letërnjoftimet fiktive dhe cili ishte qëllimi i tyre, si dhe kush i dha materialet e përgjuara të të dyshuarve?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button