Caktohet trupi gjyqësorë për rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë”

Është caktuar trupi gjyqësorë për ta gjykuar lëndën për rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë”, raporton Portalb.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i palës mbrojtëse Naser Rasufi.

“Janë duke i shqyrtuar provat, më parë isha te Prokurori. Ende nuk është caktuar seanca e ardhshme gjyqësore. Është caktuar trupi gjyqësorë; Verka Petkovska dhe Goran Boshevski do ta gjykojnë këtë lëndë”, tha për Portalb avokati Raufi.

Një javë më parë Gjykata e Shkupit miratoi aktakuzën ndaj të akuzuarve në rastin e Kumanovës, ndërsa hodhi poshtë ankesat e palës mbrojtëse, e cila kërkonte shfuqizimin e akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button