Humbni 3 kilogramë për 5 ditë me kumbulla të thata

Dieta me kumbulla të thata klasifikohet si një dietë e shpejtë dhe u shërbehet të gjithë atyre që për një periudhë të shkurtër kohore (nga 3 deri 5 ditë) dëshirojnë të humbin 2 deri 3 kilogramë. Pasi kumbullat e thara janë të pasura me fibra dietale, sugjerohet te shumica e dietave të njohura.

Pos fibrave, është e pasur me antioksidues (betakarotinë), vitamina E, C. Kumbullat janë të pasura edhe me minerale, dallohen bakri dhe kaliumi. Dieta me kumbulla të thata sugjeron konsumimin e 6 kumbullave të thata për porcion, që na furnizojnë me rreth 15 gr fruktozë dhe glukozë dhe me rreth 25 gramë karbohidrate.

Fryti i kumbullës është i pasur me fitonutriente, që e forcojnë sistemin imun, pakësojnë efektin e radikalëve të lirë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet si shkas i sheqerit. Është interesante 1/4 e gotës me kumbulla të thata në ditë sigurojnë 17 për qind të nevojave ditore për vitamina A dhe 15 për qind me fibra dietale, si dhe shumë kalium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button