fbpx

Zaev pret hetimi të tregojë për çfarë janë përpunuar letërnjoftimet

Lideri i LSDM­së Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp akuzoi se pushteti përmes një propagande tenton të gjejë shpëtim nga puna e Prokurorisë Speciale, Komisionit Anketues për Përgjim, hetimet që zhvillohen kundër tyre dhe Marrëveshjes nga Përzhino, raporton MIA.

Për të janë absurde pohimet se LSDM­ja ka falsifikuar letërnjoftime. Hetimin e vërtetë, sipas Zaevit, e ka hapur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Mediat e Gruevskit njejtë si në rastin Puç, sërish plasojnë spekulime për hetimin që është në vijim”, tha Zaev.

Pres, theksoi ai, hetimi të tregoj për çfarë janë bërë ato letërnjoftime fiktive, pse përmes Fokusit janë denoncuar në MPB dhe çfarë është qëllimi përfundimtar duke marrë parasysh se ata janë me datë nga viti 2009 deri në vitin 2014. Zaev nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrë materiale nga përgjimi nga i dyshuari i parë në aferën me letërnjoftimet. “I bëj thirrje hetimit të hap dhe të zbuloj kush saktë i ka dhënë këto materiale të cilat theksohet se i posedon ndonjëri nga të dyshuarit”, tha Zaev.

Gjithashtu vlerëson se hetimi duhet të tregoj se prej ku vjen ky njeri dhe fotografia me të. Ai dhe udhheqësia e LSDM­së, siç theksoi, tërë këtë periudhë bëjnë thirrje që t’u drejtohen qytetarëve të cilët posedojnë dëshmi, materiale për krim dhe korrupsion të pushtetit. Ato materiale siç tha, ose i publikojmë ose u bëjmë thirrje qytetarëve përmes mediave ta denoncojnë siç ishte rasti me Fokusin në MPB. Nuk u përgjigj nëse do të shtyhen zgjedhjet, por theksoi se imperativ i marrëveshjes nga Përzhino janë zgjedhje të pastra kristale dhe legjitimitet i plotë i fituesit.

“Zgjedhje mund të ketë vetëm kur do të sigurohen të gjithë parakushtet për zgjedhje dhe proces zgjedhor kristal të pastër”, tha Zaev. Ai shfaqi shpresë se Marrëveshja nga Përzhino nuk do të dështojë dhe se ai dokument duhet të zbatohet deri në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button