(VIDEO) Arifi: “Jugohrom” ndodhet në Komunën e Jegunocës, askush nuk u interesua atje

Komuna e Tetovës lidhur me problemin e ndotjes së ajrit ndërmori aplikimin e parkimit zonal dhe aktivitete të tjera që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes si dhe me qasje të përgjegjshme instaloi stacionin matës të nivelit të ajrit, që më pas të mund të kihet parasysh niveli i ndotjes, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në emisioni “200”, në Alsat – M. Shikoni videon më poshtë.

Sipas Arifit fabrika “Jugohrom”, ndodhet në territorin e Komunës së Jegunovcës dhe askush nuk ka pyetur drejtuesit e kësaj komune nëse kanë bërë diçka apo jo.
Përveç Arifit pjesëmarrës në debatin lidhur me problemin e ajrit të ndotur në Tetovë, ishin edhe përfaqësuesit e sektorit civil që organizuan protestat, Arianit Xhaferit dhe Igballe Ferati Preshova drejtues të shoqatave “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe fëmija”.

Arianit Xhaferi nga “Eco Guerila”, duke u përgjigjur në pyetjen mbi tendencat e politizimit të protestave dhe se në internet qarkullojnë foto ku shihet bashkë me politikanë të partive të tjera, theksoi se nuk është asgjë sekrete dhe se fotot janë bërë në publik.

Xhaferi tha se ka pasur takime me përfaqësues të partive politike, madje edhe me ato të BDI­së, pasi siç tha ai çdokush është i interesuar për të zgjedhur këtë çështje. Ferati Preshova theksoi se revolta tek qytetarët është shumë e madhe dhe duhet të pyetemi se pse ka ardhur gjendja deri këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button