EVN me fatura të reja qartësuese

EVN Maqedoni shpërndau faturat e reja shpenzuese për energji elektrike për konsumatorët nga grupi i parë lexues.

“Faturat kanë pamje të re, por shumë më të thjeshtësuar, përmbajnë më shumë informacione dhe janë më  koncize. Deri në fund të muajit janar të gjithë konsumatorët në Maqedoni do t’i marrin faturat e reja qartësuese të energjisë elektrike. Në faturat e ardhshme që do t’i marrin konsumatorët janë specifikuar: të dhëna për konsumatorin dhe faturën, adresa për korrespodencë, energjia elektrike e dhënë, taksa komunale, tatimi eventual për shkak të vonesës së pagesës së faturës, shuma totale e faturës për pagesë, shuma e borxhit të mbetur, shuma totale për pagesë – duke përfshirë dhe faturën aktuale, borxhin e mbetur  total, dhe informacione të tjera plotësuese.”, njoftojnë nga EVN.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button