Ivanov: Zgjedhjet e prillit do të jenë referendum

I bojkotuar nga LSDM dhe nga bashkëqeverisësit e VMRO-DPMNE-së BDI, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ka mbajtur në Kuvend fjalimin vjetor vetëm para deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, raporton Portalb.

Presidenti Ivanov thirri në unifikim për interesat shtetërore. Sipas tij, zgjedhjet e prillit do të jenë referendum për atë se ka do të ecë ky shtet. Qytetarët nuk tregojnë vetëm se kush do të qeverisë, por edhe si të qeverisim.

“Vitin e ardhshëm do të shoshim se sa kemi mësuar nga demokracia brenda 24 viteve. A do të vëmë në rend të parë interesin shtetëror mbi atë personal. Në ekonomi po shohim rezultate pozitive. Ky model që po sjell sukses duhet të respektohet edhe në të ardhmen. Duhet të krijojmë klimë të mirë për investim, si për investuesit e jashtëm njëjtë edhe për ato të brendshëm”, ka thënë mes tjerash Ivanov.

Ai porositi që të ketë më shumë bashkëpunim me fqinjët tjerë dhe të dëshmojmë se jo të fortit por të mençurit udhëheqin me politikën.

Ivanov me mjaftë optimizëm dhe shpresë ka mbaruar fjalimin e tij.

“Çdo student, sportist, … çdo investim, çdo vend pune paraqet shpresë për mua. Nuk është koha për akuza, por për bashkim. Të kultivojmë kulturë për dialog politikë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të dalim nga krizat”, mbaroi fjalimin vjetor Ivanov./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button