Parkimi zonal në Tetovë, problem që ende nuk ka zgjidhje

Problemi i mungesës së parkingjeve në Tetovë është i vjetër, ka marr përmasa shqetësuese viteve të fundit, pas lejimit të blerjes së veturave nga shtetet tjera. Llogaritet se janë të regjistruara rreth 40.000 automjete, numër shumë  i madh për një qytetet të vogël siç është Tetova.

Ndërmarrja  publike “Parkingu i qytetit të Tetovës” para ka filluar zbatimin e parkimit zonal me pagesë në zonën A.

Për Portalb drejtori i Ndërmarrjes për Menaxhimin e Parkingjeve në Tetovë, Fejsal Beadini tha: “Për momentin funksionon Zona A e cila është e ndarë në dy pjesë, Zona A1 dhe A2. Zona T është në fazën e ndërtimit, diku kah fillimi i janari pritet të fillojmë edhe me këtë zonë”.

Qytetarët që banojnë nëpër ndërtesat përreth Zonës A, ankohen për arsye se nuk kanë ku t’i lënë automjetet e tyre dhe se nuk u është caktuar ende të paguajnë një shifër paushalle.

Nikolla Spasovski, kryetari i bashkësisë së pronarëve të njërës nga ndërtesat në zonën A1, tha: “Për shkak të mungesës së vend-parkimeve për qytetarët të cilët jetojnë në këtë zonë të qytetit të Tetovës, ne kemi bërë një peticion dhe të njëjtin ia kemi drejtuar Komunës së Tetovës, me shpresë se ajo do të përgjigjet pozitivisht dhe do ta zgjidhë këtë problem me të cilin përballemi tash e sa kohë. Jemi të bindur se problem në fjalë do të zgjidhet ngjashëm si problemet e parkingjeve në Shkup e në qytetet tjera të vendit, duke na lejuar si banorë të ndërtesave në zonën nr. 1 të paguajmë një shumë simbolike mujore për veturat tona”.

 “Kemi bërë peticion sepse fillimisht na u premtua se do na lejohet të parkohemi pas ndërtesave tona por më pas nga komuna e Tetovës na u tha se pjesa pas është pronë që komuna nuk ka ingerenca. Aktualisht veturat i parkojmë në pjesën afër postës. Nëse kësaj pune nuk do t’i gjendet zgjidhje atëherë bashkërisht me kryetarët e bashkësive tjera të ndërtesave do të dalim në protesta”,  tha për Portalb Feim Ibrahimi – përfaqësues i njërës nga ndërtesat në zonën A1.

Për këto shqetësime Beadini u përgjigj: “ende mbetet në fuqi vendimi që të mos ketë kartela për banorët, mirëpo komuna do t’ju ofroj alternativ. Hapësirat që kanë ato pas duhet të rrafshohen. Komuna do të përgatit projekt vetëm për banorët

I pyetur nga Portalb, Betim Haziri tha: “Tetovës i ka ikur moti nga dora mundësia e zgjidhjes së problemit me parkingjet. Janë ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit dhjetra ndërtesa shumëkatëshe, që nuk kanë menduar se ku do të parkohen automjetet e banuesve të tyre. Edhe ata që kanë shtëpi pranë udhëve kryesore i parkojnë veturat e tyre në rrugë, sepse, në vend të dyerve të mëdha të hyrjeve në shtëpi, kanë hapur dyqane…”.

Ky është vetëm një hap në rrugëtimin e vështirë të labirinti kaotik që është bërë pjesë e pandashme e organizimit tonë infrastrukturor”. tha Bekim Ramadani.

Arjeta Durimishi deklaroi: “Qytetarët nuk kanë para për gjërat më elementare dhe parkimi me pagesë mendoj se do rëndoj ende më shumë gjendjen e tyre, ndonëse parkimi zonal mund të jetë opsion i mirë për qytetin”.

Lexo: Parkimi zonal në Tetovë i ka lënë banorët pa parking, paralajmërohen protesta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button