SHBA, arrestohet personi që kërcënonte muslimanët dhe mbështeste Trumpin

Pas më shumë se dy javë paralajmërime, policia e California-s arrestoi William Celli (55) në qytetin Richmond, pasi në profilin e tij në Facebook publikoi një fotografi të një bombe të bërë me dorë me porosi mbështetjeje për kandidatin presidencial amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij policia gjeti bombën, ku ai u akuzua për vepër penale “kërcënim dhe posedim të mjetit shpërthyes”.

Policia, siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, 55 vjeçarin Celli për herë të parë e paralajmëroi para thuajse dy javëve kur një mik i tij i Facebook-ut u ankua për postimet e tij anti-islame. Në postimet e Cellit pohohej se anëtarët e xhamisë lokale në vendin në të cilin jeton “kanë kremtuar sulmin terrorist që ndodhi në Paris”. Paralelisht me këtë, shkroi se të gjithë muslimanët që jetojnë në Amerikë nevojitet të kthehen në “vendet e tyre të origjinës”.

Një ditë më pas, Celli publikoi një fotografi të një bombe të bërë me dorë e cila qëndron afër tij para xhamisë lokale. Ky incident po ashtu është paraqitur në polici.

Në faqen e Facebook-ut të Cellit gjenden edhe fjalë lavdëruese për Trumpin i cili më parë  deklaroi se të gjithë muslimanëve iu duhet ndaluar hyrja në territorin amerikan.

“Këtë njeri do ta ndjek deri në fund të botës”, shkroi Celli.

Cellin po ashtu më 4 dhjetor e paraqitën besimtarët muslimanë kur para xhamisë Masjid al Rahman në Richmond në mënyrë verbale i kërcënoi gjatë lutjeve të tyre të pasdites në xhami. Dëshmitarët në raportin policor theksuan se Celli ka kërcënuar se “do t’i vrasë të gjithë muslimanët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button