Deca, konferencë ndërkombëtare për biologji molekulare

Studiues, profesorë, akademikë, pedagogë e student të shkencave të natyrës nga vendi, rajoni i Ballkanit, e nga Perëndimi ishin mysafirë në qytetin e Shkupit, ku morën pjesë në Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare  ‘Biologjia Molekulare – Shkencë e shekullit e XXI’, të organizuar nga Lidhja e Studentëve pranë Universitetit ‘Shën Qirili dhe Metodij’ – ‘DECA’ , në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Sesionet kryesore të kësaj konferencë trajtuan tema të lidhura me hulumtimet në shkencat  natyrore të gjenetikës, biologjisë, mjekësisë, e inxhinierisë gjenetike.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Akademik Momir Polenakovic ,  shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për pjesëmarrjen në këtë veprimtari shkencore, poashtu  kënaqësia është edhe më e madhe kur një konferencë më përmasa të tilla të organizohet në Shkup e të iniciuar nga vetë studentët. Edhe njëherë po vërtetohet se ardhmëria e këtij vendi  iu takon studentëve, shkenca si shkencë në vete nuk njeh asnjë barrierë. Poashtu, për shkencën e biologjisë  molekulare potencoi se si shkencë është një ndër shkencat më progresive të këtij shekulli.

Për pro – rektorin e Universitetit ‘Shën Qirili dhe Metodij’ Vladimir Petrushevski,  konferenca ka vlerën e vet, pasi përmes saj, përveç paraqitjes së arritjeve më të fundit shkencore, që vijnë si rezultat i kërkimit të drejtpërdrejtë, vihet në dukje që bashkëpunimi ndërmjet studentëve e  kërkuesve shkencorë të fushës në fjalë, ndihmon në mënyrë të pazëvendësueshme në zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen.

‘Efektet e agnostit B2 në funksionet imune’, ‘Përmisimi I kualitetit të jetës sonë përmes Biologjisë Molekulare’,  ‘Fuqia e analizave mjeko-ligjore të ADN-së në procedurën e identifikimit ‘ ishin disa nga temat  të mbajtura në këtë konference nga Ph.D. Argita Zalli nga Unviersiteti i Birmingem’it, Ph.D. Tomasz Jurkowski si dhe nga studenti Arsim Ramadani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button