Arsenal fiton derbin kundër Cityt

Arsenal ka shënuar fitore të madhe 2:1 kundër Manchester Cityt në derbin e xhiros së 17’ të Premierligës angleze.

Arsenalit i kanë mjaftuar dy gola në pjesën e parë për të shënuar fitore, në një ndeshje që u dominua nga City.

Walcott shënoj një gol të bukur në minutën e 33’të, ndërsa Giroud e dyfishoj epërsinë në sekondat e fundit të pjesës së parë.

City në pjesën e dytë luajti edhe më mirë, pasi arriti ta ngushtonte epërsinë në 2:1 në minutën e 82’të, por kjo ishte e gjitha.

Pas kësaj fitoreje Arsenal e forcon edhe më shumë pozitën e parë me 36 pikë, 4 më shumë se sa City dhe 2 më pak se sa Leicester, ndërsa City mbetet në vendin e tretë me 32 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button