Edhe BDI do ta bojkotojë fjalimin e presidentit Ivanov

Pas paralajmërimit të LSDM-së për bojkotim të fjalimit vjetor të presidentit Ivanov edhe nga BDI njoftojnë se nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fjalim vjetor të presidentit Ivanov, raporton Portalb

“Sot do të mbajmë mbledhje në kryesi, por prej tash mund të ju them se 100% nuk marrim pjesë”, konfirmoi për Portalb deputeti i BDI-së Talat Xhaferi.

Kujtojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim për shkak konceptit të tyre për president koncensual ata qysh në zgjedhjet presidenciale kanë bojkotuar zgjedhjen e presidentit Gjorge Ivanov, kështu duke mos e njohur atë as si institucion./Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button