LSDM do ta bojkotojë fjalimin vjetor të Ivanovit në Kuvend

Sot koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend, Goran Sugareski, tha që përfaqësuesit e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në fjalimin vjetor të presidentit Gjorgje Ivanov që do të mbahet nesër në Kuvend, pasi që sipas tyre Ivanov nuk është president legjitimin, njofton Portalb.

“Ivanov nuk është president legjitim sepse edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare kanë qenë të kriminalizuara, ndërkaq deputetët e LSDM-së prezantojnë në Kuvend vetëm për shkak të Marrëveshjes së Përzhinos”, tha Sugareski.

Gjithashtu sot për Portalb, kanë njoftuar nga BDI se edhe ata nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fjalim vjetor të presidentit Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button