Gruevski: Etika në punë do të sjellë përparim

Qeveria përmes konceptit për menaxhment të etikës me mobilizim të plotë të të gjitha strukturave udhëheqëse dhe të punësuarve në administratë, do të përpiqet ta avancojë cilësinë e shërbimit të cilin shteti ua jep qytetarëve dhe kompanive. 

Zbatimi i konceptit të menaxhment etikës filloj sot me fjalimin e kryeminsitrit Nikolla Gruevski para rreth 3.000 personave udhëheqës nga administrata, minsitra, drejtorë të organeve, institucioneve, spitaleve, ndërmarrjeve, shoqatave tregtare, anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, udhëheqësve të sektorëve në institucione dhe organe. 

Kjo ngjarje si edhe koncepti i prëgjithshëm është bazuar në praktikat më të mira botërore nga vendet më të zhvilluara të cilat zbatohen në menaxhimin e administratës. Ajo është shkencërisht e bazuar dhe praktikisht e vendosur në baza të analizave dhe studimeve serioze. 

Në këtë mënyrë duhet të realizohet takim i drejtpërdrejtë grupor i kryeminsitrit dhe ministrave qeveritar, përkatësisht niveli i parë i menaxhimit dhe udhëheqjes, me nivelin e dytë dhe të tretë të pushtetit ekzekutiv.

Theks i posaçëm ështëvënë në etikën, si model i sjelljes e cila ofron produktivitet, efikasitet dhe efektivitet përmes zbatimit të modeleve më të mira për veprim. Gjithashtu do të theksohen poentat e vlerave, ndrshmërisë, sinqeritetit, përkushtimit, drejtësisë, ligjshmërisë në sjellje, si garantues më i kirë për luftën kundër korrupsionit, dhe mjeteve për parandalimin dhe shkatërrimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button