SHGM-Dënimi i Kezharovskit, mesazh i frikshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar me forcë ndaj vendimit gjyqësor për dënimin me 4.5 vite burg të gazetarit Tomislav Kezharovski

SHGM ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës përbën jo vetëm dënim për Kezharovskin, por edhe një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. 

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani,thotë se Maqedonia po bëhet i vetmi vend në Evropën Juglindore, ku për shkak të shkrimeve të tij, dënohet me burg një gazetar. 

“Në vend se të mbrojë interesin publik, Gjykata mori anën e keqpërdorimit, i cili pas këtij vendimi fitoi edhe mbrojtje gjyqësore. Mesazhi është i frikshëm – çdo gazetar që në të ardhmen do të zbulojë keqpërdorimet e pushtetit, do të përfundojë në burg. Ky frikësim nuk do të ketë sukses, sepse çdo gazetar i mirë në Maqedoni do ta bënte atë që ka bërë Kezharovski. Ne të gjithë jemi sot Kezharovski”, thotë në deklaratën me shkrim, Selmani. 

Ai është i bindur se vendimi është në kundërshtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilën Maqedonia është e obliguar ta respektojë, si nënshkruese e Konventës Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button