OSBE-reagon për dënimin e Kezharovskit

Dunja Mijatoviq, përfaqësuesja për Median pranë OSBE-së, është shprehur e tmerruar nga vendimi për dënimin me 4.5 vite burg të gazetarit Tomislav Kezharovski. 

Në reagimin e saj, Mijatoviq e ka cilësuar vendimin “të tepruar, një  zhvillim të shqetësuar të ngjarjeve dhe një mesazh për censurë për gazetarët e tjerë”. 

Sipas Përfaqësueses së OSBE-së, vendimi i sotëm gjyqësor do të ketë pasoja serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. 

“Akuzat kundër gazetarit për shkak të aktiviteteve të tij prej gazetari, shkelin të drejtat dhe liritë fondamentale të shprehjes, si dhe përcaktimet e vendeve-anëtare të OSBE-së, për zhvillimin dhe mbrojtjen e mediave të lira”, ka deklaruar Mijatoviq. 

Ajo ka apeluar autoritetet të lirojnë urgjentisht gazetarin, si dhe t’i mundësohet të vizitojë atë në qeli. 

“Shpresoj se kjo kërkesë imja do të gjejë trajtimin si prioritet”, ka theksuar zyrtarja e OSBE-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button