Xhaka pranë largimit prej Monchegladbachut

Trajneri i skuadrës gjermane, André Schubert, ka mbetur u ngazëllyer me interesimin e Bayern Munichut për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka duke mos e mohuar se ai do të largohet gjatë verës.

Schubert ka thënë se është mirë kur skuadra të tilla si Bayerni kërkojnë lojtarët e skuadrës tuaj, derisa nuk e ka mohuar një largim të mundshëm të shqiptarit.

“Unë mendoi se është diçka e madhe kur klube të tilla të mëdha si Bayern Munichu apo edhe tjera kërkojnë Granitin. Një gjë jemi të sigurt, nëse ai largohet ne do të fitojmë shumë pare”, ka thënë Schubert, raporton Sport1.de.

“Graniti Gaboi në ndeshjen e fundit dhe e pranoi këtë. Ai u ndëshkua me të kuq, por pas ndeshjes kërkoi falje për atë që bëri. Ai është një kapiten i shkëlqyer dhe nuk frikësohet asnjëherë”, ka shtuar me tej trajneri i Gladbachut.

Përveç Bayern Munichut, edhe Liverpooli, Arsenali e Napoli duan shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button