Conte: Nuk e di çfarë ndodhi

“Ishin 10 minuta të tmerrshme, por nuk ndikoi ndeshja e ardhshme ndaj Realit. Kur je në fushë është e vështirë të mendosh për kundërshtarin e radhës. Jemi një skuadër me eksperiencë dhe nuk e shpjegoj dot se çfarë ndodhi.”

Këto ishin fjalët e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, pas humbjes 4-2 që skuadra e tij pësoi ndaj Fiorentinës, në një ndeshje ku bardhezinjtë po udhëhiqnin 2-0.

“Mendova se gjithçka kishte përfunduar, por ndodhi diçka e çuditshme dhe e pashpjegueshme. Kur ishim 0-2 patëm edhe dy raste të mira me Asamoah dhe Marchisio, por në vend që të thellonim avantazhin, pësuam 4 gola. Hodhëm poshtë të gjithë punën e bërë”, shtoi tekniku i kampionëve në fuqi të Italisë.

Tashmë, Juventusi duhet të harrojë sa më shpejt këtë hap fals pasi të mërkurën ka një ndeshje shumë të vështirë dhe të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, ndaj Real Madrid në Santiago Bernabeu.

Lajme të ngjashme

Back to top button