Nuri Seferi anuloi meçin me Noel Gevor (Foto)

Kur të gjithë dashamirët e boksit po pritnin fillimin e janarit të vitit 2016, që të shohin përsëri në ring boksierin shqiptarë Nuri Seferi, kjo nuk do të ndodhë, shkaku që Nuriu ka pësuar një lëndim dhe mjekët i kanë sugjeruar që të mos boksojë dhe se duhet të vazhdojë me terapi. Nuriu ka shfrytëzuar që këtë lajm ta jep përmes profilit të tij në Facebook, transmeton Portab.

Nuri Seferi3

“Me keqardhje dëshiroj të ju lajmëroj të gjithëve se ndeshje ime e planifikuar me 9 Janar 2016 kundër Noel Gevor do të anulohet për shkak se gjendja ime shëndetësore nuk është e duhur për tu ngjitur në ring. Pasi kam marrë një lëndim të rëndë te krahu i djathtë e kisha thuaj se të pamundur për tu përgatitur për një ndeshje kaq të fuqishme. Këtë vendim e kam marrë pas rekomandimeve nga mjeku ku më ka sugjeruar që të pushoj krahun në një periudhë të caktuar dhe në të njëjtën kohë të vazhdoj me terapia që po i marr çdo dit”, ka than Seferi transmeton Portalb.

Mirëpo boksieri shqiptarë nga Korita e Gostivarit, nuk e ka lënë pa kërkuar falje të gjithë atyre që me padurim kan pritur këtë përballje.

“Në fund u kërkoi falje të gjithë juve që prisnit ngjitjen time në ring, por ju premtoi se kjo nuk do të vonoj, gjithashtu i dëshiroj shumë fat Noelit në ndeshjen e 9 Janarit dhe besoj shumë se ndeshja mes ne dyve do të ndodh disa muaj më vonë”, ka përfunduar Nuri Seferi. / Portalb /

Nuri Seferi2 Nuri Seferi1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button