Godina tek Ekonomiku shembet me mjete mekanike

Objekti pa leje pranë Fakultetit të Ekonomisë është shembur përfundimisht me mjete mekanike, teksa tashmë pritet të përfundojë pjesa e fundit e këtij operacioni, ajo e pastrimit të inerteve.

Ngjarja është shoqëruar edhe me një incident të rrezikshëm, por pa shkaktuar viktima, teksa në momentin e rrëzimit përfundimtar të godinës, një pjesë e saj ka prekur edhe xhamin e parë të një fadrome, transmeton Albeu.

Operacioni nisi që nga mëngjesi i ditës së diel, kur rreth orës 13 e 10 minuta, forca xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar për të prishur strukturën mbështetëse të godinës pesëkatëshe, e ndërtuar pa leje sipas autoriteteve, përballë Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button