Telashe të reja të refugjatit që u sulmua nga kameramanja hungareze (Video)

Osama Abdul Mohsen, refugjati nga Siria që njihet pasi u rrëzua nga shkelmi i kameramanes hungareze, teksa me të birin në krah vraponte në kufirin Serbi-Hungari, gjeti strehë në Spanjë. Por, edhe pse këtu ka marrë punën e trajnerit në klubin e futbollit Getafe, problemet e tij nuk kanë mbaruar.

Këto ditë ai iu drejtua kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, duke kërkuar nga ai për ta ndihmuar për ta marrë pjesën tjetër të familjes së tij – nga Turqia për në Spanjë.

Gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë janë “mbërthyer” në Ankara, ku Ambasada spanjolle nuk dëshiron të japë leje për të shkuar ata në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e tij, Mohsen falënderoi Rajoyn që atij dhe dy djemve të tij u dha leje të jetojnë në një paralagje të Madridit, por ankohet tek punëtorët e Ambasadës në Ankara që nuk përgjigjen në letrat e tij ku ai kërkon që anëtarëve tjerë familjes t’ju miratohet viza.

Mohsen, i cili ishte para luftës civile në Siri kishte punuar si trajner futbolli, në Spanjë arriti në mes të shtatorit ku gjeti një punë në Qendrën Kombëtare për Trajnimin e Trajnerëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button