Luksemburg, 100 euro gjobë atyre që nuk votojnë

Qeveria e Luksemburgut ka gjetur një mënyrë të mirë për t’i detyruar njerëzit të votojnë.

Qytetarët të cilët nuk votuan në zgjedhjet e jashtëzakonsme që u zhvilluan ditën e diel, do të dënohen me një gjobë prej 100 euro.

Sigurisht, ata që do të paguajnë, janë njerëzit që nuk kanë një justifikim apo arsye të mirë për mosparaqitjen në votim. Megjithatë, ata që nuk morën pjesë në votim janë një numër i vogël krahasuar me pjesëmarrjen. Zgjedhjet Parlamentare që u zhvilluan të dielën shënuan pjesëmarrje rekord të zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button