Raketë në territorin e Arabisë Saudite, 3 të vdekur

Si pasojë e raketës e cila ka rënë në qytetin Necran të Arabisë Saudite 3 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite, në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter, u shpreh se “2 punëtorë kanë humbur jetën pasi që prej tokave të Jemenit ka rënë një raketë në qytetin Necran. Edhe një qytetar i Arabisë Saudite i cili u plagos ka vdekur në spital”.

Me kërkesën e presidentit të Jemenit Abdurabbu Mansur Hadi, forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, për shkak të takimeve mes palëve të nisura më 15 dhjetor në Gjenevë, shpallën armëpushim 7 ditor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button