Organizohet panairin i librit shqip “Tetova 2013”

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 21 deri 25 tetor 2013, në Qendrën e Kulturës të qytetit të Tetovës, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2013”.

Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje publike të gjithë botuesve shqiptarë që të marrin pjesë në këtë Panair.

Lajme të ngjashme

Back to top button